13 shkurt 2020 Renato Hamza 'Pa Gjurmë' zbardh detaje nga dosja e Renato Hamzës. Dy muaj para zhdukjes ishte vënë në përgjim nga policia, dyshohej për prostitucion Detaje 'bombë' në emisionin 'Pa Gjurmë', 6 vite nga zhdukja e Renato Hamzës. Sipas burimeve pranë policisë së qarkut Elbasan, 'Pa gjurmë' ka mësuar se vetëm dy muaj para se të zhdukej, Reni i Elbasanit ishte vënë në përgjim dhe monitorohej nga policia, pasi dyshohej se ka qenë pjesë e një rrjeti prostitucioni në zonën Shijak-Durrës. 17 qershor 2020 Bleona Mata Lajmi se Bleona do të kthehet për tre ditë në shtëpi qarkulloi pak kohë më parë, në familjen Mata. Në emisionin ’Pa Gjurmë’, gjyshi i vajzës Zenel Mata, rrëfeu se, ky lajm iu pohua nga Gentjana, njëra nga 5 vajzat, që ishin me Bleonën ditën kur ajo u zhduk më 22 maj të vitit 2010. 29 qershor 2020 Bleona Mata Nëna e Bleonës, Bukurie Veizi, e cila ishte në studio tha se pas këtij lajmi të publikuar në emisionin 'Pa Gjurmë', policia e Kukësit ka shoqëruar Gentjanën dhe Qamile Matën, këtë të fundit, që mori Bleonën në fshat, e bën përgjegjësen kryesore. 17 korrik 2020 Iglin Zdrava I zhdukur në Greqi prej 2008, të dhëna të reja për të riun nga Elbasani! Në 2010 ka hyrë në Shqipëri me 4 persona Dyshimet se hyri në Shqipëri në vitin 2010 ngjallën shpresat tek familjarët, të cilët nisën verifikimet, ku nga sistemi TIMS u zbulua se Iglini kishte hyrë në Shqipëri, ndërsa kishte udhëtuar në të njëjtën makinë, së bashku me 4 persona të tjerë, nga Bradasheshi i Elbasanit. Kjo ka ndodhur në 2010, dy vite, pasi ai humbi kontaktet nga Athina. 21 korrik 2020 Taulant Cara Pas 13 viteve, shenja jete për dibranin! Dëshmia ‘bombë’ në ‘Pa Gjurmë’: E takova vjet në Kopenhagen Taulant Cara nga Dibra humbi gjurmët krejt papritur nga Saranda, në vitin 2007. Pas 13 viteve i pari informacion i rëndësishëm, që mbërrin për familjarët është dëshmia që erdhi në emisionin ‘Pa Gjurmë’. Një zotëri nga Dibra pretendon se është takuar me 33-vjeçarin në kryeqytetin danez, Kopenhagen. Madje ai tregon detaje të takimit që ka ndodhur në gusht të vitit 2019, me djalin për të cilin dyshohet se është i riu që kërkohet prej kohësh, në ‘Pa gjurmë’. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Dëshmitë ‘bombe’ që mbërritën në Pa Gjurmë, ja cilat janë 4 historitë e bujshme
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Fëmijët kërkojnë nënën, ajo u martua me një tjetër’/Vjehrra: Ma shkatërrove djalin!
24 Nëntor, 22:22 -
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36
