Mungesa e MAGNEZIT | Trupi po jep alarmin! Mos BLINI suplemente pa dëgjuar këtë!

11 Nëntor, 12:22 | Përditesimi: 11 Nëntor, 12:22

Lodhja e vazhdueshme, ngërçet muskulore, pagjumësia, nervozizmi dhe mungesa e energjisë janë shqetësime që shpesh ia atribuojmë stresit dhe ritmit të ngarkuar të jetës. Por, a mund të lidhen këto simptoma edhe me mungesën e magnezit në organizëm? Magnezi është një mineral thelbësor, i cili luan rol të rëndësishëm në funksionimin e muskujve dhe sistemit nervor, prodhimin e energjisë, shëndetin e kockave dhe shumë procese të tjera jetike. Por cilat janë shenjat që mund të tregojnë mungesën e magnezit? Si mund ta kuptojmë nëse organizmi nuk po merr sasinë e nevojshme? A mjaftojnë analizat e zakonshme të gjakut për të vlerësuar nivelin e tij? Nëse kemi mungesë magnezi, a duhet t'u drejtohemi menjëherë suplementeve apo mund ta plotësojmë nevojën e organizmit përmes një ushqyerjeje të ekuilibruar? Sot, në “Rreze Dielli”, së bashku me nutricionistin Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, flasim për rëndësinë e magnezit, shenjat e mundshme të mungesës së tij, format e ndryshme të suplementeve që gjenden në farmaci, mënyrën e duhur të përdorimit dhe ushqimet që janë burime të pasura të këtij minerali.

MC/Shqiptarja.com