Detaje të reja nga zhdukja e Ermal Ngucaj, nga Vlora. Për herë të parë që nga humbja e 40-vjecarit, më 12 tetor të këtij viti flet bashkëshortja e tij. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Pa Gjurmë’, Nertila Ngucaj tregon cfarë bisedoi në telefonatën e fundit që pati me bashkëshortin, pak orë pasi telefoni i tij rezultoi i humbur. Cifti takoheshin sëbashku fundjvave, pasi bashkëshortja punonte në Kuc të Vlorës, ndërsa ia ishte i papunë dhe qëndronte në shtëpinë e prindërve në fshatin Lepenicë të Selenicës. ‘Sipas meje, mund të ketë qenë telefonata e fundit. Nuk më tha asgjë konkrete, vetëm biseda familjare bëmë. Atë ditë ai foli dhe me djalin. Ishte me makinë dhe nuk më tha se ku po shkonte. Unë nuk jetoj me të pasi jam larg me punë. Unë jetoj në Kuç, ndërsa ai në Lepenicë. Shkoj e takoj vetëm në fundjavë. Një javë më parë e kam takuar fizikisht dhe nuk më tha asgjë, pasi ai është shumë tip i mbyllur. Kur fola në telefon më datë 12 tetor ishte ora 19-20 dhe biseda zgjati afro 30 minuta. Si gjithnjë bëmë biseda familjare dhe ai në fund më tha: ‘Ik, ik se ngatërrova rrugën’. Atë natë ishte edhe kohë e keqe. Më pas i shkruajta në mbrëmje vonë, në facebook, por nuk e hapi, nuk ishte online. Më habiti se ai harxhon shumë kohë në rrjetet sociale. E mora në mëngjes dhe telefoni është i fikur, deri ditën e sotme’. Makina e tij është gjetur e braktisur në fshatin Mavrorë, por për bashkëshorten Nertila Ngucaj, ai nuk kishte askënd në atë fshat dhe se kur është larguar nga shtëpia nuk ka marrë me vete sende personale. ‘Makina është gjetur të mërkurën, por ai ka humbur të hënën. Në Mavrovë s’kemi lidhje, nuk njohim njeri atje. Ai nuk ka shkuar në këtë fshat. Unë jam kthyer në shtëpi, por është larguar pa marrë asgjë me vete. As karikusin e telefonit nuk e kishte marrë. Dyshojmë se e kanë marr peng, se ku do të jetë në të kundërtën, unë nuk kam asnjë drejtim dhe faktor që mund të gjej ku mund të jetë. Po ta dija do dilja ta kërkoja, u bënë 8 ditë sot’. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 15:00 në ekranin e Report Tv
Detaje të reja mbi zhdukjen e Ermal Ngucaj në Vlorë/Flet e shoqja: Ishte në makinë dhe më tha…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘E lashë të dashurën, mësova se ishte shtatzënë’/ I riu: Dua të di a jam bërë baba?
8 Maj, 17:48
