Dita e fundit e Tiranës si 'Kryeqyteti Europian i Rinisë', stafeta i kaloi Lublini në Poloni! Veliaj: Për një viti ishim shtëpia e madhe e Europës

8 Dhjetor 2022, 15:27

Tirana mbylli sot vitin si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”. Në një ceremoni me të rinjtë në Pallatin e Kongreseve, stafeta për vitin 2023 i kaloi qytetit Lublin në Poloni. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se për Tiranën po mbyllet një vit i rëndësishëm, por nis një tjetër po aq i rëndësishëm, viti i “Qytetit Europian të Sportit”.