‘Djalin ma mbajnë peng në Konispol’/Denoncohet live nga nëna humbja e Maradona Ibrahimit

10 Qershor 2021, 20:10 | Përditesimi i fundit: 2021-06-10 23:35:21

Maradona Ibrahimi humb gjurmet kur kthehet nga Tirana, pasi i thote nenes se do ikte te pinte nje kafe. Marie Ibrahimi jetonte vetem me djalin, Maradonen pasi bashkeshorti kishte nderruar jete, dhe femijet e tjere jetojne jasht kufirit shqiptar. Maradona Ibrahimi I lindur ne vitin 1989 ne Gjirokaster, kishte 4 vite qe kurohej nga nje semundje nje mushkeri , ne spitalin “Nene Tereza”, ne Tirane. Nje muaj para se te humbiste gjurme ai ka shfaqur shenja te problemit mendor.Me date 31 Korrik I thane qe te shtrohej ne spital, ne Tirane, por kur e derguan , doktoret nuk e mbajten. I dhane vetem disa medikamente dhe u kthyen perseri ne Gjirokaster. Ai I tha nenes se tij se do te pinte nje kafe tek Ura e Lumit dhe se do te kthehej ne shtepi. Nena u largua dhe qe nga ai moment ajo nuk e pa me djalin. Doli ta kerkonte por nuk e gjeti. Pak me vone I vjen nje telefonate nga nje numer I panjohur,ishte djali I cili e pyeti nenen e tij “Ku Je” ? Me pas e mbylli celularin. Nena e ka marre perseri dhe ne celular I doli nje burre. Ai I tha se ishte nje shites gazetash ne nje dyqan, ne qender te Sarandes dhe se djali kerkonte nenen e tij dhe se me pas ishte larguar. Nena ka bere denoncimin ne polici, por nga e cila nuk mesuar asgje. Diten qe ishte larguar ai kishte veshur nje bluze te bardhe, nje pale xhinse te shkurtra dhe nje pale atlete jeshile.