E denoncon për dhunë, humbet dy vajzat e mitura/ Babai nga Lezha rrëfen të vërtetën

7 Qershor 2021, 17:58

Astrit Gjoka nga Lezha, babai i dy vajzave të mitura, prej 6 muajve nuk ka asnjë kontakt me to. Nëna u largua bashkë me dy të miturat në vitin 2013, duke i dhënë fund marrëdhënies në çift, pas tre vitesh martesë. Vajzat jetojnë me nënën e tyre në Itali, ndërsa babai prej 5 vitesh jeton në Shqipëri. Kontaktet me të bijat 9 dhe 8 vjece kanë qenë të rregullta, deri në momentin kur bashkëshkortja u bëri bllok të gjitha kontakteve me babain, ai i cili kërkon ndihmën e emisonit ’Pa Gjurmë’. Kur mbeten edhe pak ditë nga përfundimi i divorcit, babai prej muajsh është nuk ka asnjë informacion për të bijat. 39-vjeçari u martua me Matilda Gjokën nga Mirdita në vitin 2011. Ai vendosi ta marr nusen në Italia ty ku jetonte prej 20 vitesh. Në fillim marrëdhënia mes tyre ishte e mirë, deri në momentin kur bashkëhsortja nisi të kishte të tjera kërkesa. 29-vjecarja i kërkonte bashkëshortit të zhvendoseshin nga Bolonja, Rimi Forli di Romania drejt Romës aty ku jetonte nëna e saj. Astriti nuk pranoi, ndërkohë që në jetë ksihin ardhur edhe dy vajzat. Pas refuzimit të bashkëhsortit për ta ndjekur pas nëna vendosi t’I marr vajzat dhe të alrgohet nga shtëpia, pas denoncimit që bën për të shoqin për dhunë psikologjike në familje. Ishte viti 2013 kur, fëmijët ishin të vogla dhe të trija strehohen në institucion. Një muaj më pas, nëna kërkon të kthehet në shtëpi, por Astriti nuk e pranoi më si gruan e tij. Ai I ofroi një tjetër mundësi, atë të marrjes së një shtëpie me qera, pasi përvec fyerjes që ndjeu si bashkëshort, meraku i vetëm i tij ishin vajzat e mitura, më e vogla 5 muajshe në atë kohë.