E dhunuar dhe e braktisur nga bashkëshorti, 33-vjeçarja ndihmohet nga shqiptarët në ‘Pa Gjurmë’

12 Maj 2021, 17:24 | Përditesimi i fundit: 2021-05-12 18:05:08

U martua pa dashuri duke mos gëzuar asnjë ditë në jetën e saj. 33 vjecarja nga Tropoja Edmira Allamani është një tjetër nënë e braktisur nga fati, historia e së cilës e ka fillesën në janar të vitit 2014. E sapo diplomuar në mësuesi, Edmira jetonte me ankthin se një ditë do ti duhet edhe asaj ti nënshtrohet mentalitetit të familjes. Martohet me mblesëri me një djalë nga Burreli pa dëshirën e tyre. Që në fillim mardhënia ishte e ftohtë, por vendos ta pranojë fatin e saj të trishtë duke marrë një rrugë të panjohur. Nuk i treguan të vërtetën për njeriun e jetës, Edmira në ditët e para të martesës zbulon se burri kishte probleme të shëndetit mendor dhe sjelljes. Ai ishte agresiv dhe pas cdo zënkë ushtronte dhunë mbi 33 vjecarën, por jo vetëm. Çifti Allmanani shumë shpejt do të bëhen prindër të një djali, i cili lindi me spektrin autizëm. Burri nuk e deshi asnjëherë të birin, kundrejt të cilit nuk e kurseu as dhunën barbare, e cila një ditë arrin kulmin. 16 shtatori i vitit 2018 shënon momentin më të vështirë të jetës për nënë e bir, të cilët shpëtuan nga kthetrat e vdekjes. Ishte ora 19:00 e darkës, kur Edmira po ushqente djalin e sëmurë, në ato momente burri i alkolizuar e tërheq barbarisht dhe e përplas për tokë. Tentoi ta vrasë duke i vendosur shkelmin në bark, por shpëtohet nga nëna e cila e merr me forcë dhe arratiset nga ballkoni. 33 vjecarja e denoncoi në policinë e kamzës për aktet të gjitha aktet e dhunës në familje, krime për të cilat u dënua vetëm 6 muaj burg. Dy pjesëtarët e familjes Allamani jetojnë një banesë me qira në zonën e Kombinatit, ndërsa këmpi i djalit prej 90 mijë lekësh nuk mjafton as për bukën e gojës. I mitur vuan nga një komplekistet sëmundjes dhe pa kujdes mjekësor, nëna e tij, i drejtohet emisionit Pa Gjurmë në Report Televizion me një apel për ndihmë.