E gjetën pa jetë në rrugë,kush e vrau Anxhela Meçanin?/Babai:Partnerin s’ia njoha,dyshoj…

10 Dhjetor, 18:16

Vdiq e vetme në shtratin e spitalit, Anxhela Meçani është 20-vjecarja nga Fieri që humbi jetën tragjikisht në 10 qershor 2018, në Torino të Italisë. Sipas mediave italiane, e reja shqiptare u hodh nga një makinë që po qarkullonte me shpejtësi në unazën e Torinos pasi u rrah brutalisht. Babai i saj, Dritan Meçani ka treguar se Anxhela është larguar nga shtëpia me një djalë dhe nuk u kthye më asnjëherë, madje as për vdekjen e nënës së saj. Më vonë ajo është martuar me një shtats italian dhe nuk kishte dokumenta që të levizte lirisht.