“E mbajnë peng në Kosovë”/ Konfliktet në familje e mbajnë larg të riun nga…

12 Korrik 2019, 20:17 | Përditesimi i fundit: 2019-07-12 20:17:10

Emisioni Pa Gjurme dt 12 korrik pjesa1 Pa Gjurme-“E mbajne peng ne Kosove”/ Konfliktet ne familje e mbajne larg te riun nga… 

Etmond Bardhi, me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë humbi gjurmët më 1 mars të këtij viti. Familjarët erdhën në adresë të emisionit ’’Pa gjurmë’’ pas disa informacioneve dhe kërkimeve që ata bënë për largimin nga shtëpia të Etmondit. Me banim në Tiranë, pranë shkollës Bajram Curri, 38-vjecari doli mëngjesin e 1 marsit për të shoqëruar të atin, që të merrte pensionin, ritual që ai e bëntë cdo muaj. Pasi i ati e mori pensionin qëndroi dhe pak me të birin, kur ky I fundit I tha se të lëviste, por pa i treguar ndonjë destinacion të mundshëm. Etmondi me kufizime fizike, me shëndet të dobët, sot i mungon familjes. Për 38-vjecarin më datë 7 mars, afro 6 ditë nga humbja e gjurmëve dhe një ditë nga denoncimi në komisaritin nr 4 në Tiranë erdhën dhe informacuonet e para për familjarët. Të afërm ishin takuar me Etmondin në Elbasan, madje kishin konsumuar kafe me të, ndërsa u mësua se ai i kishte kërkuar para, për t’u kthyer në Tiranë. I kishte thënë dhe se kishte kaluar andej për qejf dhe se po priste të takonte dikë, i cili i kishte 30 mijë lekë të reja borxh. Detaj ky, që ua kishte pohuar edhe familjarëv më herët, para se të zhdukej pa lënë gjurmë. Familjarët pervec denoncimit në policinë e Elbasanit, publikuan rastin dhe në një televizion lokal atje.

Në Sarandë gjithashtu erdhi një tjetër informacion, të cilin familjarët e verifikuan. Por edhe atje nuk e kishte parë askush. Pas denoncimin të rastit në Pa gjurmë, prej familjarëve mësuam se një vit më parë në tetor të 2017, Etmondi ishte larguar edhe një herë tjetër nga banesa me një shok të lagjes, drejt Gjakovës së Kosovës. Atje kishte qëndruar afro dy javë, ndërsa kur ishte kthyer u kishte thënë familjarëve se kishte lypur poshtë një ure, ndërsa ishte penduar dhe se nuk do ta bënte më një veprim të tillë. Dyshimi i familjarëve është ky, që Etmondi mbahet peng në kushtet e rrugës, për lypje. Pa nënën, me tre vëllezër dhe 1 motër familjarët presin kthimin e tij. Me vete kishte vetëm një kartë identiteti, të veshur një palë atlete të kuqe me viza të bardha. Edhe pse fizikisht i dobët Etmondi gëzonte një shendet të mirë mendor.