E moshura lëshon “bombën” live, zbulon përdhunuesin e vajzës dhe për nipin që erdhi në jetë

16 Shtator 2020, 20:03

Një 76-vjecare hedh ‘bombën’ në ‘Pa Gjurmë’ rrëfen dramën e jetës, që kalon kufijtë e imagjinatës. Pas shumë vitesh, e moshuara zbulon përdhunuesin e vajzës dhe ardhjen në jetë të djalit, që sot është 20 vjec. 76-vjecarja Shkëndije Buzali nga Mamurrasi e ftuar ne studion e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV jeton në kushte ekstreme në një shtëpi me qera në Kombinat, me një djalë të sëmurë dhe vajzën invalide. Konfliktet me njerëzit e bashkëshortit e detyruan të moshuarën të bëjë një jetë si endacake prej katër vitesh. E moshuara shkon më tej në rrëfimin e saj, kur thotë se pas vdekjes së bashkëshortit një person hyri në banesë duke i përdhunuar vajzën 28-vjecare, e më pas tentoi të njëjtën gjë edhe mbi të. Nga ky përdhunim erdhi në jetë një djalë, që sot është 20 vjec. ‘Kanë abuzuar me vajzën seksualisht 28 vjec. Një person hyri në shtëpinë tonë dhe abuzoi seksualisht mbi, madje tentoi edhe mbi mua. Nga ky përdhunim vajza mbeti shtatzënë. Pas dy muajsh kuptuam që ajo priste një fëmijë. Vajza e mbajti fëmijën derisa nipi erdhi në jetë në vitin 2002. E mbajta 4 muaj në shtëpi dhe më pas e dorëzova në shtëpinë e fëmijës. Vajzën e dërgova në një shoqatë, ndërsa vetë mbeta mes katër rrugëve. Fëmija u rrit, por mua nuk më pranuan më ta shihja. Ma fshihnin fëmijën, derisa ma rikthyen sërish mua. Ai qëndroi deri në moshën 18-vjecare në jetimore dhe më pas erdhi tek ne. Unë nuk e lashë kurrë që ta birësonin. Sot djali ka kontakte me nënën dhe nuk e dijmë nëse është vënë në kontakt me babain biologjik. Ai jeton më vete. Unë jetoj me djalin dhe vajzën time këtu në Tiranë. Ne duam të kontaktojmë, por ai nuk dëshiron’, rrëfen e moshuara Pas kësaj, një nga djemtë kaloi ne depresion. Pas konflikteve dhe ngjarjeve të mëdha që ndodhën në qytetin e vogël të Mamurrasit, 76-vjecarja prej katër vitesh bëri një jetë si endacake, ndërsa pasi vajza lindi djalin e dërgoi në një shoqatë për gratë e dhunuara. Sot janë zhvendosur në Kombinat të Tiranës. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv