Studenti më i vjetër i diplomuar në Shqipëri, 77 vjeçari Destan Dangëllia. Pengu më i madh i jetës së tij ka qenë studimi dhe dija, por i pamundur ai gjeti mundësinë që Universitetin t’a niste vetëm në moshën 65 vjeçare. “Për shkak të kushteve dhe mohimit që më bënë në atë kohë, para viteve 90’ nuk munda të diplomohesha, por kjo ëndërr nuk u shua kurrë brenda meje” kështu e nis rrëfimin Destan Dangëllia. “Kur i thashë gruas dhe mbesave që do nisja Universitetin për “Agro-mjedis”, në moshën 65 vjeçare, ata mbetën të shtangur”. Po si e pritën shokët e klasës studentin e veçantë, Destani rrëfehet në studio…
Më pas studenti që pret vetëm të marr diplomën foli dhe për historinë e dashurisë me bashkëshorten, një dashuri që nga rrëfimi i Destanit, ka nisur që në klasë të tretë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.