E pazakontë/ Nëna e dhunoi për ta prostituuar! 14-vjeçarja dëbohet nga shtëpia, merr burrë një 53-vjeçar

8 Dhjetor 2021, 17:53

Një histori e pazakontë erdhi e rrëfyer këtë pasdite në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV. E dhunuar nga nëna e cila i kërkonte të dilte në rrugë dhe të prostituonte, Brisilda u dëbua nga banesa në moshën 14-vjeçare. E braktisur, adoleshentja nis bashkëjetesën në Tiranë me një burrë 53-vjeçar. Ata janë prindër të tre fëmijëve, që prej tre vitesh strehohen në një jetimore. Kunati e dëboi nga shtëpia, pasi bashkëshorti ndërroi jetë dhe sot 36-vjeçarja ka mbetur mes katër rrugëve.