Ekskluzive në Pa Gjurme-A është Lirije Pjeci gjallë?/ Pas 31 vitesh mbërrin një foto nga Milano

1 Prill, 18:25 | Përditesimi: 1 Prill, 18:25

Një histori e dhimbshme që rikthehet pas 31 vitesh, me pyetje pa përgjigje dhe një shpresë që nuk shuhet kurrë. Lirije Pjeci u zhduk pas divorcit, duke lënë pas tre fëmijë dhe një boshllëk të madh në familje. E bija, Emanuela, rrëfen për herë të parë kujtimet e fundit me nënën dhe vitet e gjata në pritje të një lajmi.Pa asnjë informacion të saktë për fatin e saj, familja ka jetuar mes dyshimeve dhe dhimbjes, ndërsa një foto e mbërritur së fundmi nga Milano rikthen shpresën se ajo mund të jetë ende gjallë. A është kjo foto çelësi i së vërtetës? A do të ribashkohet pas kaq shumë vitesh një nënë me fëmijët e saj? Na ndiqni në “Pa Gjurmë”, çdo ditë ora 16:00 në Report TV, me gazetaren Odeta Dume Mandro.

I.M/Shqiptarja.com