19 vite nga zhdukja e Viktor Petroshit, familjarët bënë public në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ emrin e personit që sipas tyre që ’mban peng’ të vërtetën. Vëllai i të humburit, Ilir Petroshi gjatë një lidhje me skype nga Greqia akuzoi drejtpërdrejtë djalin me origjinë nga Korca, Miri Gjinin se ka dijeni për zhdukjen e 37-vjecarit, por fshihet.Miri Gjini, djali me origjinë nga Korca, por me banim në Durrës sipas Ilir Petroshit, vëllait të të humburit ka dijeni për zhdukjen e Viktorit, por fshihet. Iliri tha se ditën që ai bashkë me policinë e Elbasanit shkuan në banesën e tij në Durrës, gjetën vetëm babain e tij, I cili u pohoi se Miri ndodhej në Korcë. Disa ditë më pas, ai nuk u duk më, kur më kërkesë të uniformave blu iu kërkua babait që djali i tij të paraqitej në komisariat. Familjarët akuzojnë korcarin Miri Gjini, si personi që ’mban peng’ të vërtetën e zhdukjes së Viktor Pëtroshit më 29 gusht të vitit 2006. Ai u u largua papritur nga vendi ku kishte punuar prej një viti, në një fshat të Greqisë. Në telefonatën e fundit që bëri më nënën i tha se do të kthehej në atdhe, por një gje e tillë nuk ndodhi kurrë. Jo vetëm që i ka lënë në pritje prej kaq vitesh, por ka humbur nga kjo jetë edhe nënën e tij, që u largua e brengosur. Zhdukjen e tij 19 vite më parë, familjarëve ua komunikoi pronari grek, i cili u tregua i gatshëm të shkonte bashkë me ta në polici. Gjatë kërkimeve të mëvoshme u mësua se, Viktori shoqërohej më një djalë nga Korca, i cili punonte jo shumë larg tij, në të njëjtin fshat në Greqi. Personi tek i cili familjarët akuzojnë se ka gisht. I vëllai i Viktorit, Ilir Petroshi në një lidhje me skype nga Greqia, bëri denoncimin në policinë greke, por më pas gjeti edhe banesën ku jetonte familja e të dyshuarit. I shoqëruar edhe nga policia e Elbasanit u nis drejt qytetit të Durrësit.Me lot në sy, i dëshpëruar babai i 37-vjecarit të humbur i drejtohet me një apel, duke ia falur cdo gabim mjafton të jetë gjallë.





















