Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 10 vite pa parë djalin/ Shpërthen tropojani:Ish-nusja më la pë tekat e saj, iku me tjetrin

21 Prill, 18:19 | Përditesimi: 21 Prill, 18:19

 

Një histori e dhimbshme familjare vjen në “Pa Gjurmë”, ku një baba rrëfen dramën e tij pas ndarjes nga bashkëshortja dhe humbjes së kontaktit me të birin. Prej 10 vitesh, ai nuk e ka parë fëmijën, duke akuzuar ish-bashkëshorten për largimin jashtë Shqipërisë pa lejen e tij. Në studio, Adriatik Gjonaj ndan momentet e vështira të divorcit, ndërsa tregon se përpjekjet për të rikthyer kontaktin me djalin kanë qenë të pasuksesshme. Nga ana tjetër, familjarët e tij apelojnë për një zgjidhje që do të mundësojë takimin mes babait dhe të birit, pas një dekade ndarje. Mes emocioneve të forta, akuzave dhe thirrjeve për drejtësi, historia ngre pikëpyetje mbi marrëdhëniet pas divorcit dhe të drejtën e një prindi për të qenë pjesë e jetës së fëmijës së tij.

A.M/Shqiptarja.com