Për javë të tëra, një nënë ka jetuar mes ankthit, frikës dhe dhimbjes së thellë për fatin e djalit të saj. Çdo ditë pa asnjë lajm ishte një plagë më shumë, çdo natë pa gjumë një lutje që diku, ai të ishte ende gjallë. Familja e Artani Vlashit, 36 vjeç, nga Gramshi ka kaluar momente të rënda pas zhdukjes së tij të papritur, duke mos pasur asnjë informacion për vendndodhjen apo gjendjen e tij. Pas disa javësh pasigurie, historia mori më në fund një kthesë, Artani është gjetur. Një lajm që solli lehtësim, por edhe dhimbje të reja.Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të emisionit, Artani ka komunikuar me nënën e tij, Lefteri Hoxha, duke i dhënë fund pasigurisë për fatin e tij. Megjithatë, ai ka shprehur qartë se nuk dëshiron të komunikojë më me të dhe nuk ka pranuar të japë shpjegime të mëtejshme për arsyet e largimit apo të shkëputjes nga familja.Lefterie Hoxha rrëfen mes lotësh vuajtjet që ajo ka kaluar për të rritur fëmijët e saj. Ajo tregon se I është dashur ti rrisë e vetme fëmijët me ushqimet të cilat I mërrte tek mamaja e saj, pasi ish bashkëshorti nuk interesohej asnjëherë për fëmijët e tij. Gjithashtu ajo akuzon ish bashkëshortin për dhunë, ku dhe e ka denoncuar disa herë në policinë e grmashit , por më pas e ka falur me mendimin se ai do të ndryshonte sjellje, gje që nuk ndodhi kurrë. Ndërkohë, për këtë situatë ka reaguar edhe ish-bashkëshorti i gruas së përfshirë në histori, duke shtuar një tjetër dimension në këtë ngjarje të ndërlikuar. Ai ka shprehur dëshirën për të dhënë versionin e tij dhe për të sqaruar disa rrethana që, sipas tij, kanë ndikuar në zhvillimet e fundit.





















