Në këtë episod të Pa Gjurmë, trajtohet historia e rëndë e humbjes së 48-vjeçarit Alket Voja, i cili ndërroi jetë pas një konflikti në fshatin e tij. Familjarët rrëfejnë dhimbjen, kërcënimet e pretenduara para ngjarjes, periudhën e gjatë të komës dhe betejën ligjore që pasoi. Nëna dhe motra kërkojnë drejtësi, duke ngritur pikëpyetje mbi vendimin e gjykatës dhe mënyrën si u trajtua çështja.Një histori që ngre diskutim mbi drejtësinë, përgjegjësinë dhe pasojat e rënda të dhunës.





















