Nga Tirana vjen historia e një nëne birësuese, e cila pas 27 vitesh zgjedh të kërkojë rrënjët e vajzës së saj. Jo për veten, jo për kuriozitet, por për të sjellë paqe në zemrën e vajzës që ajo ka rritur me aq dashuri.Vajza, e lindur me emrin Artenisa Karaj, ka qenë në Shtëpinë e Fëmijës nw Tiranë derisa u birësua kur ishte ende shumë e vogël. Në familjen e re ajo gjeti ngrohtësi dhe kujdes, por origjina e saj mbeti një enigmë. Kur mbushi 15 vjeç, mësoi se ishte e birësuar, një e vërtetë që i hapi shumë pyetje, pyetje që e kanë shoqëruar deri më sot.Tani, në moshën 27-vjeçare, ajo ende e ndien mungesën e informacionit për të kaluarën e saj. Ajo nuk tregon as emrin e saj, as emrin aktual të vajzës, por mban në duar një dëshirë të thjeshtë, të gjejë prindërit biologjikë apo këdo që mund të ketë njohur Artenisën e vogël dikur.Nëna e di se ky është një hap i ndjeshëm, por e bën me mirësi dhe me bindjen se vajza e saj meriton të dijë nga vjen. Meriton qetësi. Meriton të plotësojë atë pjesë të jetës që ka mbetur pezull për shumë vite.Me një qëndrim të qetë, të matur dhe plot shpresë, ajo kërkon çdo gjurmë që mund ta çojë drejt së vërtetës.





















