Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Djalin ma morën në ’97, por e kam ende gjallë’/Nëna: Më gënjyen për vdekjen e tij

6 Maj, 18:07 | Përditesimi: 6 Maj, 18:07

 

58-vjeçarja Anila Muhaj rrëfen për herë të parë dramën që e ndjek prej vitit 1997, kur lindi djalin në maternitet dhe, sipas saj, nuk arriti ta mbante asnjëherë në krahë. Ajo tregon se pas lindjes fëmija iu mor nga infermierët dhe më pas iu tha se foshnja kishte ndërruar jetë.Por prej vitesh, nëna dyshon se djali i saj mund të jetë gjallë dhe të jetë marrë për birësim. Në studio, Anila rrëfen kërkimet, denoncimet dhe dyshimet e forta që ka ngritur ndër vite për të zbuluar të vërtetën e humbjes së të birit.Një histori e dhimbshme, me shumë pikëpyetje, që rikthen vëmendjen te plagët e hapura të viteve të vështira të tranzicionit.

A.M/Shqiptarja.com