Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm

27 Maj, 18:19 | Përditesimi: 27 Maj, 18:19

 

Prej datës 23 maj, familja Sula jeton mes ankthit dhe pasigurisë për fatin e 60-vjeçarit Surja Sula, baba i tre fëmijëve, i cili u largua nga banesa për të shitur fruta-perime në Tiranë dhe nuk u kthye më. Në studion e emisionit Pa Gjurmë, vëllai i tij, Pëllumb Sula, rrëfen momentet e fundit para zhdukjes dhe apelon për ndihmë nga qytetarët.Sipas familjarëve, 60-vjeçari vuante prej muajsh nga probleme shëndetësore dhe dyshohet se mund të ketë humbur orientimin. Informacionet e fundit e kanë lokalizuar fillimisht në zonën e Pezës, ndërsa më pas dyshohet se është parë edhe në Kamëz dhe Durrës. Familja kërkon ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë ose të ketë informacion për Surja Sulën.

A.M/Shqiptarja.com