Një histori që sfidon kohën dhe versionin zyrtar. 18 vjeç u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Familjes iu komunikua se ishte shpallur “armik i vendit” dhe se kishte kryer vetëvrasje. Por trupi nuk iu dorëzua kurrë familjarëve, varri u tha se ndodhej në zonën e Bilishtit dhe u ruajt nga ushtarë, pa lejuar hapjen e tij.Pas viteve ’90, familja Duka nisi kërkimet në çdo institucion, por nuk gjeti asnjë provë konkrete për vdekjen e tij. Sot, dekada më pas, vëllai 79-vjeçar kërkon të zbulojë të vërtetën: çfarë ndodhi realisht me të riun nga Laçi? Një rrëfim i fortë në studio, me dokumente, dëshmi dhe pikëpyetje që mbeten ende pa përgjigje.





















