Pas 27 vitesh pritje, një histori që prek zemrën merr një kthesë të papritur. Artemisa Karaj, vajza e braktisur sapo erdhi në jetë, përballet për herë të parë me të vërtetën e saj më të dhimbshme: nëna biologjike është gjetur dhe reagon nga Australia.Në studio, momentet janë tejet emocionale. Artemisa lexon për herë të parë letrën e nënës biologjike, ndërsa nëna birësuese, gruaja që e rriti me dashuri dhe sakrificë, jep një mesazh fisnik që prek këdo.E reja mëson se ka ardhur në jetë nga një abuzim i ndodhur në vitin 1997 dhe se braktisja ka qenë pasojë e frikës dhe dhimbjes. Përballja me këtë realitet e bën të shpërthejë në lot, por edhe i jep shpresë për një takim që ajo e ka pritur gjithë jetën.Një histori e fortë, njerëzore dhe thellësisht prekëse, që na kujton se e vërteta, sado e dhimbshme, ka fuqinë të shërojë.





















