Në këtë episod të Pa Gjurmë trajtohet historia e zhdukjes së Marjeta Dautit, 27 vjeçe, e cila rezulton e humbur që prej 15 shtatorit 2025. Familja e saj nga Korça jeton prej muajsh në ankth, pa asnjë informacion mbi fatin e të resë.Nëna e Marjetës rrëfen momentet e fundit kur ishte me vajzën, shqetësimet që ajo kishte shprehur dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta gjetur. Sipas familjes, para zhdukjes, Marjeta kishte kaluar një gjendje të rënduar emocionale, pas përfshirjes në një situatë të vështirë personale.Përmes këtij rasti, Pa Gjurmë synon të ndihmojë familjen dhe të ftojë këdo që mund të ketë informacion të vlefshëm të kontribuojë për zbardhjen e kësaj zhdukjeje.





















