Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Ia morën foshnjën se e quajtën nënë pa burrë’/Babai i fëmijës: Jam gjallë, dua djalin tim

28 Prill, 18:38 | Përditesimi: 28 Prill, 18:38

Një histori e rëndë dhe plot pikëpyetje vjen në “Pa Gjurmë”, ku një nënë rrëfen përjetimet e saj më të vështira dhe momentin që i ndryshoi jetën përgjithmonë.Ajo tregon se si u përball me paragjykime dhe trajtim të padrejtë në spital, në një nga momentet më delikate të jetës së saj. Mes dhimbjes dhe pasigurisë, rrëfimi i saj ngre dyshime të forta për atë çfarë ndodhi me të birin.“Djalin ma morën” – është fjalia që përmbledh dramën e saj, ndërsa kërkon të dijë të vërtetën dhe të gjejë përgjigje pas kaq shumë vitesh.Një histori që prek, trondit dhe kërkon drejtësi. Na ndiqni çdo ditë, ora 16:00 në Report TV, në “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume.

I.M/Shqiptarja.com