Një tjetër histori e dhimbshme vjen në “Pa Gjurmë”, ku familja Kalemaj jeton prej kohësh mes ankthit dhe mungesës së informacionit për fatin e të afërmit të tyre, ish-peshëngritësit Almir Kalemaj.I ftuar në studio, vëllai i tij, Ardian Kalemaj, rrëfen momentet e vështira që ka kaluar familja, jetën e përbashkët në Greqi dhe ndryshimin e madh që pësoi Almiri pasi u shkëput nga sporti. Sipas dëshmisë, gjendja e tij u rëndua, duke përfunduar në trajtim psikiatrik, ndërsa më pas u zhduk pa lënë gjurmë.Familja dyshon se ai mund të jetë rikthyer në Greqi, ku më parë ishte ndihmuar nga miq të tij. Sot, një baba në gjendje të rëndë shëndetësore pret vetëm një gjë: të takojë djalin e tij edhe një herë. Nëse keni informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Almir Kalemajt, kontaktoni redaksinë e “Pa Gjurmë”.




















