Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më abuzuan në grup, më detyruan të pija’/ Vajza: Më fejuan pa dëshirë, ndaj u zhduka

17 Shkurt, 18:39 | Përditesimi: 17 Shkurt, 18:39

Warning: The following content includes descriptions of sensitive topics that some viewers may find distressing, such as violence, self-harm, or other sensitive themes. Viewer discretion is advised. Një histori e rëndë që trondit ndërgjegjen.Një 18-vjeçare nga Lushnja rrëfen në studio kalvarin e jetës së saj, nga fejesa e detyruar në moshë të mitur, te largimi nga shtëpia dhe përfshirja në situata të rrezikshme që i ndryshuan jetën përgjithmonë.E reja tregon si u prezantua me të fejuarin nga vetë familja, si nisi bashkëjetesa dhe si më pas u përball me presion, manipulim dhe shfrytëzim. Pas largimit nga ai ambient, ajo përfundoi në rrugë dhe u përball me episode të rënda që sot i rrëfen mes lotësh. Familja e shpalli të humbur dhe policia e gjeti pas disa ditësh kërkimi.Në një lidhje direkte nga Greqia flet edhe nëna, e cila kërkon drejtësi. Ndërsa 18-vjeçarja sot thotë se dëshiron të rikthehet në shkollë dhe të nisë një jetë të re.Një rrëfim i fortë për gabimet, pasojat dhe shpresën për ringritje. Na ndiqni çdo ditë, ora 16:00, me gazetaren Odeta Dume në Report TV.

I.M/Shqiptarja.com