Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Mori djalin dhe u zhduk pas vdekjes së burrit’/Nipi: Dua të zbuloj çfarë i ndodhi tezes

24 Mars, 19:09 | Përditesimi: 24 Mars, 19:09

 

Një histori e dhimbshme humbjeje vjen sot për herë të parë në vëmendjen e publikut, duke ngritur një apel për ndihmë në gjetjen e një të moshuare e cila është në kërkim prej vitesh nga familja e saj. Viltoria Haxhibega, 82 vjeçe, me origjinë ngaVlora, rezulton e humbur në Greqi që prej vitit 2011. Sipas informacioneve të dhëna nga familjarët, ajo është larguar në rrethana të paqarta dhe që nga ajo kohë nuk është arritur të vendoset më asnjë kontakt me të. Kanë kaluar më shumë se 14 vite pa asnjë informacion për vendndodhjen apo fatin e saj, ndërsa familja vijon të jetojë mes pasigurisë dhe shpresës se një ditë mund të mësojë të vërtetën. Sot, kjo histori bëhet publike në emisionin “Pa Gjurmë”, ku në studio është i pranishëm nipi i saj, Erjon Xhafa. Ndërsa muajt kalojnë, familja jeton me shpresën që kjo histori të mos harrohet dhe që autoritetet të intensifikojnë kërkimet për të zbuluar se cfarë ka ndodhur me Viktoria Haxhibega.

A.M/Shqiptarja.com