Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Na morën shtëpitë pa të drejtë’/3 familje shpërthejnë akuzat:Na i falsifikuan në gjykatë

24 Prill, 17:31 | Përditesimi: 24 Prill, 17:31

 

Një histori e rëndë pronësie vjen nga Pogradeci, ku tre familje pretendojnë se janë nxjerrë nga banesat e tyre pa të drejtë, pas një konflikti të gjatë dhe proceseve të shumta gjyqësore.Të ftuar në studio, Enver Adem dhe Flori Menkshi rrëfejnë betejën e tyre me institucionet, duke ngritur dyshime për parregullsi në trajtimin e çështjes. Ata tregojnë se, pavarësisht se kanë vijuar të paguajnë detyrimet, sot nuk kanë më as çelësat e shtëpisë.Sipas tyre, historia nis në vitin 2014 me shfaqjen e një pronari të ri, ndërsa më pas çështja ka kaluar nëpër procese të gjata gjyqësore. Edhe pse pronari ka ndërruar jetë dhe pasuria pretendohet se nuk është trashëguar, familjet janë përballur me dëbim nga përmbarimi.Një rrëfim që ngre pikëpyetje të forta mbi drejtësinë dhe sigurinë e pronës, ndërsa tre familje kërkojnë një përgjigje dhe rikthimin e të drejtës së tyre.

A.M/Shqiptarja.com