Historia prekëse e 19-vjeçarit Alvaro Carrata vjen në “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume. I riu rrëfen jetën e vështirë mes varfërisë, mungesës së prindërve dhe sakrificave të gjyshërve që e rritën si fëmijën e tyre.Alvaro tregon se nuk e ka njohur kurrë babain e tij italian, ndërsa humbja tragjike e nënës i ndryshoi përgjithmonë jetën. Në studion e “Pa Gjurmë”, 19-vjeçari rrëfen mes lotësh fëmijërinë e dhimbshme, punën që në moshë të vogël dhe dëshirën e madhe për të gjetur babain në Itali.Një histori njerëzore prekëse për dashurinë, mungesën dhe shpresën që nuk shuhet kurrë. Na ndiqni çdo ditë ora 16:00 në Report TV me gazetaren Odeta Dume.




















