Një histori që prek thellë ndërgjegjen dhe ngre shumë pikëpyetje vjen në “Pa Gjurmë”. Zhdukja e vogëlushit Jonuz Luga mbetet ende një mister, ndërsa familja nuk ka reshtur së kërkuari të vërtetën prej vitesh. Dyshimet për rrëmbim dhe trafikim, një pistë që çon drejt Greqisë dhe një dëshmi e re që ringjall shpresën, sjellin zhvillime të forta në këtë rast. E ftuar në studio, gjyshja Hajrie Luga rrëfen dhimbjen dhe pritjen e gjatë për nipin e saj, ndërsa një foto e mbërritur së fundmi mund të jetë çelësi për zbardhjen e së vërtetës. A është ky momenti që familja ka pritur prej vitesh?




















