Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'- ‘Pas hekurave për faj të babait’/ I riu: Kërkoj drejtësi për atë që ndodhi në burg

12 Mars, 19:54 | Përditesimi: 12 Mars, 19:54

 

Në këtë episod të emisionit investigativ “Pa Gjurmë”, me gazetaren Odeta Dume, do të trajtohet historia e Jurgest Shalës, një 38-vjeçari që në vitin 2019 u arrestua pas një denoncimi për dhunë në familje nga babai i tij. Ai u dënua me dy vite, të cilat i vuajti në burgun e Fierit. Por sot, pas përfundimit të dënimit, Jurgesti kërkon që drejtësia të hetojë edhe atë që ai e quan “dënimi i dytë”, duke pretenduar se gjatë qëndrimit në burg pësoi probleme të rënda shëndetësore për shkak të kushteve të papërshtatshme dhe trajtimit të pakujdesshëm mjekësor.

A.M/Shqiptarja.com