Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë

18 Maj, 19:43 | Përditesimi: 18 Maj, 19:43

 

Në “Pa Gjurmë”, me gazetaren Odeta Dume Mandro, vjen historia prekëse e 70-vjeçares Olimbi Qerana, e cila rrëfen jetën e saj mes dhunës, tradhtisë, varfërisë dhe humbjeve të mëdha familjare. Ajo tregon martesën e vështirë me ish-bashkëshortin, konfliktet e vazhdueshme në familje, humbjen e djalit të vogël si dhe dramën që po përjeton sot me frikën se mund të mbetet pa strehë. Në studio, e moshuara ndan momentet më të dhimbshme të jetës së saj dhe apelon për ndihmë, ndërsa rrëfen edhe gjendjen e rënduar të djalit të madh, i cili prej vitesh trajtohet në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Një histori e fortë njerëzore që sjell në vëmendje sakrificat, dhimbjen dhe betejën për mbijetesë të një nëne.

A.M/Shqiptarja.com