Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vëllain e dëboi nëna, 15 vite i humbur’/Përplasja nënë-bijë:Ti ke gisht në zhdukjen e tij

7 Maj, 18:43 | Përditesimi: 7 Maj, 18:43

 

“Pa Gjurmë” trajton historinë e dhimbshme të Muiz Balës, 45-vjeçarit nga Bulqiza, i humbur prej vitit 2011. Në studio, motra e tij Hike Koçi rrëfen konfliktet e forta familjare, akuzat që rëndojnë mbi të dhe përplasjen e gjatë me nënën e saj.Në një rrëfim të pazakontë, nëna pranon se kishte frikë nga djali dhe tregon arsyet pse e dëboi nga shtëpia, ndërsa motra këmbëngul se prej vitesh është e vetmja që vazhdon ta kërkojë. Për herë të parë, nënë e bijë përballen publikisht dhe zbulojnë detaje të forta mbi jetën e Muizit, problemet pas divorcit dhe zhdukjen misterioze drejt Sarandës. A është ende gjallë Muiz Bala? Pse familja u përça pas largimit të tij dhe çfarë fshihet pas heshtjes 15-vjeçare?

A.M/Shqiptarja.com