Në këtë episod të Pa Gjurmë rikthehet historia prekëse e familjes Voja, e cila ka humbi djalin e saj 48-vjeçar pas një konflikti me një bashkëfshatar. Pas ngjarjes, ai qëndroi për një kohë të gjatë në gjendje të rëndë shëndetësore deri sa humbi jetën, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek të afërmit. Sot historia rikthehet me një përballje të fortë mes palëve në studio, ku xhaxhai akuzon se viktima e ka ofenduar. Familjarët e përshkruajnë si njeri të mirë, që ishte kthyer nga emigracioni me dëshirën për të kontribuar në komunitet. Ata shprehin zhgënjim ndaj procesit gjyqësor, duke ndjerë se nuk janë dëgjuar dhe se drejtësia nuk është vendosur plotësisht, ndërsa vazhdojnë të kërkojnë rishqyrtim të çështjes dhe zbardhje të së vërtetës.





















