Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Babai e rrëmbeu nënën, gjyshërit se pranuan më’/E bija:Më la një amanet,të gjej dajën tim

29 Janar, 08:27 | Përditesimi: 29 Janar, 08:27

 

Në këtë episod të Pa Gjurmë rrëfehet historia prekëse e Violetës Celufaj, e cila kërkon të rindërtojë lidhjet e humbura të familjes së nënës së saj.Nëna e Violetës u largua nga Prizreni për të ndërtuar jetën në Shkodër, por nuk u ribashkua kurrë me familjen e saj. Ajo ndërroi jetë pa arritur të takojë prindërit dhe vëllain, duke lënë pas një peng të madh që sot vajza e saj përpiqet ta shërojë. Violeta rrëfen jetën e vështirë të nënës, historinë e prindërve dhe kërkimin për dajën që nuk e njohu kurrë, duke ruajtur ende foton e tij si e vetmja lidhje me të shkuarën. Një histori njerëzore për ndarjen, mungesën dhe shpresën për të gjetur rrënjët familjare pas shumë vitesh.

A.A/Shqiptarja.com