Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Humbi bashkëshorten në spital, 68-vjeçari mes lotësh:S’e prisja që do më rikthehej shpresa

11 Shkurt, 19:20 | Përditesimi: 11 Shkurt, 19:20

 

Një histori e dhimbshme që nis në spital dhe përfundon me një humbje të parikuperueshme.68-vjeçari Fiqiri Adhesllari humbi bashkëshorten pas dy javësh trajtim, ndërsa sot ngre dyshime mbi mënyrën si u trajtua gjendja e saj shëndetësore. Ai rrëfen se fillimisht familjes iu tha se bëhej fjalë për një gjendje të lehtë, por situata u përkeqësua me shpejtësi. Pavarësisht denoncimit që bëri më pas, çështja u mbyll nga drejtësia.Sot, përveç dhimbjes për humbjen e gruas, ai përballet edhe me vështirësi ekonomike. Bashkë me vajzën rrezikojnë të mbeten pa strehë, ndërsa apeli i tij është i thjeshtë: të mos mbetet vetëm në këtë betejë.Në studio ndërhyri edhe kreu i shoqatës Sadakaja, i cili mori përsipër mbështetjen me banesë dhe ndihma mujore ushqimore, duke i dhënë familjes një shpresë të re.Një rrëfim që ngre pikëpyetje, prek ndërgjegjen dhe kërkon përgjigje. Ndiqni historinë e plotë në “Pa Gjurmë”.

A.M/Shqiptarja.com