Emisioni i plotë 'Pa Gjurme-‘I ra telefonit, por s’ia hapëm’/Mesazhi i nënës për djalin e humbur:Mos na mbaj inat,bir!

22 Janar, 18:10 | Përditesimi: 22 Janar, 18:10

 

Një histori që vjen nga dhimbja e një nëne që prej vitit 1995 jeton mes shpresës dhe pasigurisë. Robert Hoxha nga Elbasani u nis drejt Greqisë dhe njoftoi familjen, por pas disa muajsh humbi çdo kontakt. Prej më shumë se dy dekadash, nëna e tij nuk ka reshtur së kërkuari djalin, duke u kapur pas çdo informacioni që mund ta çojë drejt së vërtetës. Së fundmi, një dëshmi e re ka rihapur plagën dhe shpresën njëkohësisht: dyshime se Roberti mund të jetë parë në Kretë. Në studio, Mefa Hoxha rrëfen me lot në sy pritjen e pafundme, frikën se mos djali mendon se është harruar dhe lutjen e saj të vetme: ta dijë se është gjallë.

A.A/Shqiptarja.com