Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen në “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume. Brunilda Pepa rrëfen kalvarin e vajzës së saj, e cila sipas dëshmisë së nënës është përballur që në fëmijëri me trauma, abuzim dhe më pas me probleme të rënda gjatë jetës së saj në Greqi.Në studio, nëna tregon momentin kur mësoi të vërtetën e dhimbshme, reagimin e familjarëve dhe pasojat që kjo histori la tek vajza e saj. Mes lotësh, ajo rrëfen edhe përballjen me konflikte familjare, bullizimin, problemet me ish-krushqit dhe betejën për ta shpëtuar të bijën nga një rrugë e rrezikshme.Një dëshmi e fortë njerëzore, me akuza dhe rrëfime që kërkojnë drejtësi dhe mbështetje për viktimat. Na ndiqni çdo ditë ora 16:00 me gazetaren Odeta Dume në Report TV.




















