Një histori e rëndë që trondit ndërgjegjen.Një 18-vjeçare nga Lushnja rrëfen në studio kalvarin e jetës së saj, nga fejesa e detyruar në moshë të mitur, te largimi nga shtëpia dhe përfshirja në situata të rrezikshme që i ndryshuan jetën përgjithmonë.E reja tregon si u prezantua me të fejuarin nga vetë familja, si nisi bashkëjetesa dhe si më pas u përball me presion, manipulim dhe shfrytëzim. Pas largimit nga ai ambient, ajo përfundoi në rrugë dhe u përball me episode të rënda që sot i rrëfen mes lotësh. Familja e shpalli të humbur dhe policia e gjeti pas disa ditësh kërkimi.Në një lidhje direkte nga Greqia flet edhe nëna, e cila kërkon drejtësi. Ndërsa 18-vjeçarja sot thotë se dëshiron të rikthehet në shkollë dhe të nisë një jetë të re.Një rrëfim i fortë për gabimet, pasojat dhe shpresën për ringritje.





















