Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Më ka humbur djali,u fut në rrugën e vjedhjes’/Ish-gruaja-burrit:E shkatërrove që fëmijë!

4 Maj, 18:28 | Përditesimi: 4 Maj, 18:28

 

Prej rreth 15 ditësh, familja e Renato Hajdinit, një djali 13-vjeçar nga Kavaja, jeton në ankth dhe pa asnjë informacion për fatin e tij. I mituri, i cili pas divorcit të prindërve jetonte me të atin në zonën e Luzit të Vogël, është zhdukur në rrethana ende të paqarta.Sipas familjarëve, dita kur Renato u largua nga shtëpia nisi si një ditë e zakonshme. Ai i kishte thënë të atit se do të shkonte në Kavajë, por nuk u kthye më. Më pas, familja mori vesh se 13-vjeçari ishte ndaluar nga policia në Durrës, nën dyshimin për vjedhje dhe se ishte mbajtur për tre ditë.Në përpjekje për të gjetur djalin, nëna e tij, Shqiponja Berberi, iu drejtua Policisë së Durrësit. Sipas saj, autoritetet i komunikuan se Renato ishte dërguar në institucionin e të miturve në Kavajë. Por kur ajo shkoi aty i thanë se nuk kishte asnjë të mitur me atë emër të regjistruar.Që prej atij momenti, familja thotë se nuk ka marrë asnjë informacion të ri për vendndodhjen e 13-vjeçarit. Familjarët apelojnë për ndihmë nga institucionet dhe kushdo që mund të ketë informacion, ndërsa kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit dhe gjetjen sa më parë të djalit të tyre.

A.M/Shqiptarja.com