Një histori tronditëse familjare vjen këtë pasdite në “Pa Gjurmë” me gazetaren Odeta Dume në Report TV.29-vjeçarja Boreta Arbia rrëfen jetën e saj të vështirë, martesat pa dëshirë, dhunën dhe konfliktet familjare që, sipas saj, çuan në humbjen e katër vajzave të mitura. Prej tetë muajsh ajo nuk ka mundur t’i takojë fëmijët, pasi shërbimi social i ka dërguar në institucion.Mes lotëve, Boreta tregon shtatzëninë në moshë të mitur, mungesën e mbështetjes nga familja dhe vuajtjet që ka kaluar ndër vite. Në studio trajtohen edhe pasojat e konflikteve familjare tek fëmijët dhe përpjekja e një nëne për të rikthyer kontaktin me vajzat e saj.




















