Një nënë rrëfen në studion e emisionit Pa Gjurmë dhimbjen më të madhe të jetës së saj. Prej 29 vitesh, Ikbale Rrushi jeton mes lotëve dhe shpresës për të gjetur vajzën e humbur, e cila u largua nga shtëpia vetëm 15 vjeçe. Nëna tregon momentet e fundit me të bijën, dyshimet që e kanë shoqëruar ndër vite dhe kërkimet e pafundme për të mësuar të vërtetën.Pas dekadash heshtjeje, familja merr një telefonatë anonime që trondit gjithçka. Sipas dëshmisë, vajza mund të ketë qenë në një burg në Foggia të Italisë. Në studio bëhen publike detaje të reja, ndërsa nëna i bën një apel prekës vajzës së saj: “Dua vetëm të di që je gjallë”. Një histori e fortë njerëzore, me rrëfime tronditëse, dyshime dhe shpresë, në Pa Gjurmë me Odeta Dume në Report TV.




















