Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë

26 Dhjetor, 17:31 | Përditesimi: 26 Dhjetor, 17:31

 

Kanë kaluar 7 vite nga zhdukja e një 46-vjeçari nga Shkodra dhe familja Leka ende jeton mes dhimbjes dhe pasigurisë. Ai u largua nga banesa duke lënë derën e hapur, pa adresë dhe pa asnjë shenjë. Motra e tij, Majlinda Leka, rrëfen mes lotëve ditën e fundit kur folën, telefonatën e fundit që realizoi me të dhe dyshimet se vëllai mund të jetë larguar me nxitim pasi është thirrur nga dikush. Ajo tregon se ai lëvizte gjithmonë me biçikletë, të cilën e mori edhe ditën që u zhduk, dhe shpreh frikën se mund të jetë shfrytëzuar. Një apel prekës për të zbuluar të vërtetën dhe për ta kthyer atë në shtëpi.

A.A/Shqiptarja.com