Një adoleshente 16-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe prej ditësh familja Mulaj jeton mes ankthit dhe pasigurisë. Në studio, nëna e saj, Rovena Mulaj, rrëfen momentet e fundit kur e pa vajzën, mesazhin e shkurtër që mori nga numri i një shoqeje dhe heshtjen e plotë që pasoi. Shoqet refuzojnë të flasin, telefonat mbyllen dhe askush nuk jep informacion për vendndodhjen e saj. Nëna shpreh frikën se vajza mund të jetë e shfrytëzuar dhe u bën thirrje të gjithëve për ndihmë. Mes lotësh dhe lutjesh, ajo kërkon vetëm një gjë: që Renisa të kthehet në shtëpi, aty ku e duan të gjithë.





















