Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…

6 Janar, 17:30 | Përditesimi: 6 Janar, 17:30

 

Dy shokët nga Velipoja, Dedë Kolë Fsharri dhe Nikolin Bori, u zhdukën mbrëmjen e 22 dhjetorit 1990, në një arratisje të guximshme përmes lumit Buna. Të rinjtë 20 dhe 18 vjeç u nisën në atë natë të acartë dimri, duke përdorur litarë e komardare për të kaluar lumin, mënyra më e zakonshme e asaj kohe për ata që kërkonin të arratiseshin drejt ish-Jugosllavisë. Por që nga ai çast, asnjëri prej tyre nuk u pa më. Informacionet që mbërritën më pas ishin të pakta dhe shpesh kontradiktore. Fillimisht u përfol se dy shokët mund të kishin qëndruar për një natë në një hotel në territorin jugosllav, por kjo nuk u konfirmua kurrë. Nëntë muaj pas zhdukjes, një person me emrin Vatë Toma deklaroi se i kishte takuar Dedën dhe Nikolinën në zonën e Sobillës dhe i kishte strehuar për dy ditë. Sipas tij, djemtë punuan për pak kohë si hidraulikë në Podgoricë dhe kishin planifikuar të largoheshin drejt Hollandës me maune, me ndihmën e dy shqiptarëve nga Kosova. Ai pretendoi se djemtë i kishin lënë amanet të çonte fjalë familjeve se kishin mbërritur në Hollandë dhe ishin mirë, por kjo dëshmi nuk u vërtetua asnjëherë.

A.A/Shqiptarja.com