Emisioni i plotë "Pa Gjurmë" | Ekskluzive/’Fëmija u shit në Greqi, e ble një familje’/Pas 31 vite zbulohet e vërteta e Jonuz Lugës?

25 Shkurt, 17:33 | Përditesimi: 25 Shkurt, 17:33

Një nga historitë më të dhimbshme të rrëmbimeve në Shqipëri.Jonuz Luga u rrëmbye vetëm 4 vjeç, teksa po luante në oborrin e shtëpisë. Policia arrestoi autorët, por prej 31 vitesh familja nuk ka marrë asnjë lajm për fatin e tij.Në studio rrëfen gjyshja, Hajrie Luga, e cila tregon detaje tronditëse nga dëshmitë në gjyq, dënimin e rrëmbyesve dhe dyshimet se vogëlushi u dërgua drejt Greqisë. Një dëshmi e re nga një emigrant ringjall shpresën se Jonuzi mund të jetë gjallë. A është ai fëmija i birësuar në Athinë?

A.M/Shqiptarja.com