Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 1 Maj 2023 – Receta tradite / Parashikimi javor i horoskopit/ Ndrydhja e artikulacioneve

1 Maj 2023, 17:12

Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Revani me niseshte dhe sherbet / Tavë me presh dhe oriz.

Në parashikimin javor, astrologu Jorgo Pulla theksoi se pritet një javë me supriza duke qenë se kemi eklipsin Hënor në shenjën e Akrepit ditën e premte. Do të kemi ndikime të forta sidomos në shenjën e Akrepit, Gaforres, Demit ku ka një ndikim më pozitiv, sepse kur kemi eklipse gjërat janë më ndryshe edhe pse na nxitojnë disi, por nëse ne jemi të kujdesshëm dhe dimë se ku duam të shkojmë, gjithçka ecën pozitivisht. Muaji Maj është një muaj i nxehtë dhe java e parë fillon shumë mbarë në përgjithësi për të gjitha shenjat. Përgjatë muajit Maj do të kemi ndyshime të mëdha, është një përiudhë shumë e favorizuar për nisma të reja, një punë apo një projekti të ri. Eshtë momenti më i mirë i mundshëm për stabilizim. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e parë të muajit 1-7 Maj 2023.

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për ndrydhjet e artikulacioneve në këmbë apo kyçe, cilat janë hapat e parë që duhet të kryeni menjëherë në mënyrë për të parandaluar komplikacionet. Pak prej nesh kanë kaluar jetën pa ndrydhur njëherë kyçin e këmbës apo dorës. Nëse do të veproni në kohë, nuk do të ndjeni aq shumë dhimbje dhe ndrydhja do të shërohet më shpejt pa kaluar në komplikacione të tjera. Cilat janë simptomat e ndrydhjes së artikulacioneve, si mund të dallojmë nëse bëhet fjalë thjesht për një ndrydhje apo dëmtim tendinash... Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon hapat që duhet të ndjekim për trajtimin e këtij problemi në kushte shtëpie. Gjithashtu Merja rekomandoi një mëngjes të shëndetshëm për forcim kyçesh dhe tendinash si dhe 2 çajra shumë efikas për qetësimin e dhimbjeve dhe forcimin e kockave.