Zonja Albana solli dy receta tepër të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjyveç me qofte dhe Trahana me salcë të kuqe. Ndërsa Turli me mish të grirë në furrë, ishte receta e përgatitur në studion tonë nga një personazh tejet i veçantë, 70 vjeçari Sotir Jaho i apasionuar pas motorave dhe gatimeve të vjetra.
A ka gjëra që ne i dimë gabim rreth kancerit, pse janë rritur kaq shumë rastet? Kirurgu onkolog që punon në Turqi, Nuriah Ohri, rrëfen eksperiencën e tij të gjatë me pacientët me kancer dhe veçoritë e operacioneve onkologjike. Nga shkaktarët, tek diagnostifikimi, kurimi, kujdesi dhe këshilla tepër të vlefshme marrim në studion e “Rreze Dielli” nga mjeku i njohur Nuriah Ohri, i cili ka kryer studimet e larta dhe specializimin në Universitetin e Ankarasë, universiteti më i mirë dhe më i njohur në Turqi për kirugjinë e përgjithshme dhe onkologjike. Ai ka një eksperiencë të konsoliduar disa vjeçare në fushën e kirurgjisë së përgjithshme, obezitetit dhe asaj onkologjike ku ka kryer me mijëra ndërhyrje kirurgjikale në disa nga spitalet më të mira në Turqi në bashkëpunim me profesorët më të njohur turq në këtë fushë.
Si të tonifikojmë krahët e varura, të paformësuara dhe të shëndosha? Trajnerja e fitnesit Landa Bakalli së bashku me Lavdie Zagori, mësuese e edukimit fizik dhe Lindita Allmuça, bibliografe, demostrojnë në studion e ‘Rreze Dielli’ disa ushtrime në kushte shtëpie. Nuk ka nevojë të shkoni në palestër, këto ushtrime tonifikimi mund të bëhen fare thjeshtë si në shtëpi, ashtu dhe në zyrë, mjaftojnë pak minuta në ditë dhe rezultatin do ta shikoni pas pak kohësh.