Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë dheu me mish viçi dhe gjizë / Bujurdi, perime me djathë në furrë / Gurabije me gjalpë dhe bajame.
Në studion e “Rreze Dielli” së bashku me pedagogen Eriola Hoxha si dhe me dy studentë të Universitetit Mesdhetar diskutuam në lidhje me këshillet studentore në Universitete, konkretisht për Këshillin Studentor në Universitetin Mesdhetar të Tiranës, përfaqësuar nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Abel Brahusha dhe Mateo Gugashi, të cilët u ndalën në rolin e studentëve në vendimmarrjet e universitetit si dhe sfidat e tyre më të mëdha në arsim. Këshilli studentor është një organ i pavarur, i cili përfaqëson interesat e studentëve. Ai nuk mund të organizohet me struktura të tjera politike dhe jopolitike, jashtë institucioneve përkatëse të Arsimit të Lartë. Këshilli studentor shpreh mendime dhe propozime për të gjitha problemet me interes të përgjithshëm të institucionit të Arsimit të Lartë.
Viktoria Progni është shqiptarja që i ka bërë të gjithë krenarë në Itali. Ajo është shpallur kampione rajonale, pasi ka rrëmbyer vendin e parë në gjimnastikë. Në një lidhje Skype për emisionin “Rreze Dielli” bashkë me nënën e saj, Eglantina Progni, ajo tregoi emocionet e fitores, të papërshkruara me fjalë. Viktoria shprehet se nuk e priste që të fitonte duke qenë se gara ishte shumë e vështirë. Ndërkohë, nëna e lumtur dhe krenare për vajzën e saj ndan dhe vështirësitë e sfidat që e bija kalon çdo ditë për t’ia dalë mbanë duke u stërvitur me orë të tëra pa pushim. Çmimi i parë për Viktoria Progni vjen pas pjesëmarrjes së saj në vitin e pestë në garimet në nacionalet e Italisë, ku ka mbajtur cmimin e dytë dhe të tretë në gjimnastikën artistike në Itali.