Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me lëng / Kulaç rëre / Mazë mëlçish.
Në studion e “Rreze Dielli” flasim me nutricionistin Altin Joka, specialist i mjekësisë holistike në lidhje me një nga ushqimet më të përdorura në traditën shqiptare, Fasulet. A është mit apo ilaç konsumimi i fasules për organizmin, a ka ajo vlera të rëndësishme apo është ushqim si gjithë të tjerat? Në cilat sëmundje na ndihmojnë fasulet? Dikur i thoshin ushqimi i të varfërve... sa shpesh duhen konsumuar ato? Nga vjen emri "fasule", pse quhen kështu? Cilat lloje janë më të shëndetshme? Pse fasulet na fryjnë stomakun dhe na japin gazra? Cili është sekreti për t'a eleminuar këtë pasojë? Çfarë gabimesh bëjmë në përgatitjen e tyre? Përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve dhe disa këshilla tepër efikase i diskutojmë me nutricionistin e njohur Joka.
Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme sepse ka lidhje direkte me të gjithë organizmin tonë. Prandaj mënyra më e mirë për mbajtjen e higjenës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë, pas vakteve kryesore të ushqimit, ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë me furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli periodik te dentisti. Ju kujtohet hera e fundit kur e keni ndërruar furçën e dhëmbëve?! Epo nëse nuk ju kujtohet po i shkaktoni probleme shëndetit tuaj. Në studion e “Rreze Dielli” stomatologia Enkeleda Zhupa tregon sa herë duhet ndërruar furça e dhëmbëve si dhe si duhet përzgjedhur ajo. Gjithashtu ndajmë këshilla tepër efikase për higjenën sa më të shëndetshme të gojës.